Bukuria e egër e Dibrës, arusha me dy të vegjlit e saj shfaqen në rrugë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 01.06.2025, 20:13

Një pamje mbresëlënëse është kapur së fundmi në rrugën Dibër e Madhe – Mavrovë, ku një arushë shfaqet bashkë me dy të vegjëlit e saj duke kaluar rrugën në qetësi të plotë. Ky moment i rrallë është një dëshmi e gjallë e pasurisë së jashtëzakonshme që fshehin parqet tona kombëtare.

Prania e tyre është një kujtesë e bukurisë natyrore dhe biodiversitetit të çmuar që ruhet ende në malet dhe pyjet tona, pavarësisht sfidave të shumta. Arinjtë, simbol i egërsisë dhe madhështisë së natyrës, janë gjithnjë e më pak të dukshëm për shkak të ndërhyrjes së njeriut, ndaj pamje të tilla janë jo vetëm të rralla, por edhe të paçmueshme.

Le ta ruajmë këtë pasuri. Le të kujdesemi për habitatin e tyre, që këto imazhe të bukura të mos mbeten thjesht kujtime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit