Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 20:16

Një zjarr i madh përfshiu gjatë natës një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë, duke shkaktuar vdekjen e tre personave të moshuar, të moshës 84 deri në 87 vjeç. Ngjarja ndodhi në Marienkrankenhaus, rreth mesnatës, në katin e parë të godinës, ku ndodhej edhe vatra e zjarrit.

Përveç viktimave, rreth 50 persona u plagosën, ndërsa tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën. Disa pacientë, që kishin vështirësi në lëvizje, u nxorën jashtë nga ekipi i zjarrfikësve përmes korridoreve të spitalit, ndërsa autoritetet punuan me shpejtësi për të shmangur përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të ndërtesës.

Zjarrfikësit e kontrolluan situatën para se ajo të bëhej edhe më tragjike, ndërsa policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e zjarrtë. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë e shkaktoi zjarrin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit