Aksidenti në Vlorë, pas 19-vjeçarit, humb jetën dhe shoku i tij i cili ishte pasagjer

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 19:50

Është rënduar bilanci i viktimave të aksidentit të regjistruar sot, në rrugën “Demokracia” në Vlorë.

Mësohet se pas ndarjes nga jeta të shtetasit me iniciale L. Ll., 19 vjeç, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

19 vjeçari ka qenë drejtuesi i mjetit. Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit