“Rusia mund ta sulmojë NATO-n brenda vitit 2029”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 19:16

Disa javë përpara zhvillimit të samitit të vendeve të NATO-s në Hagë, ku pritet të diskutojnë buxhetet e mbrojtjes, ndër të tjera, Gjenerali Carsten Breuer, shefi i Mbrojtjes i Gjermanisë, ka paralajmëruar se NATO duhet të përgatitet për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme. Në një intervistë për BBC, ai tha se Rusia po prodhon qindra tanke çdo vit, shumë prej të cilave mund të përdoren për një sulm ndaj shteteve baltike anëtare të NATO-s deri në vitin 2029 ose edhe më herët.

Gjenerali Breuer theksoi se ky është një kërcënim shumë serioz dhe se NATO duhet të mbetet e bashkuar mbi luftën në Ukrainë, pavarësisht dallimeve në opinione të shprehura së fundmi nga Hungaria dhe Sllovakia. Ai paralajmëroi gjithashtu se Rusia po ndërton forcat e saj në një masë të jashtëzakonshme, duke prodhuar afërsisht 1,500 tanke kryesore beteje çdo vit. Ai shtoi se jo çdo tank do të shkojë në luftën në Ukrainë, por po shkon edhe në stoqe dhe në strukturat e reja ushtarake që janë gjithmonë përballë Perëndimit.

Gjenerali Breuer theksoi se ekziston një qëllim dhe ka një grumbullim të stoqeve për një sulm të mundshëm në të ardhmen ndaj shteteve baltike të NATO-s. Ai tha se analistët e vlerësojnë këtë mundësi për vitin 2029, por theksoi se duhet të jemi gati deri në atë vit dhe se nuk është e garantuar që sulmi të ndodhë pas atij viti. ‘Nëse më pyetni tani, a është një garanci që sulmi nuk është më herët se viti 2029? Do të thoja jo, nuk është. Pra, duhet të jemi në gjendje të luftojmë që tani”, tha ai për BBC.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit