Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi Joan ngre në gradën e Arkimandritit Atë Ignat Todrin dhe të Kryedhjakonit Joan Koroveshin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 19:01

Këtë të diel në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë u mbajt një ceremoni e rëndësishme fetare, e udhëhequr nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturi Joani. Gjatë kësaj Shërbese të Shenjtë, që përkoi me të Dielën e Sinodit të Parë Ekumenik, u kryen edhe ngritje në detyra kishtare: Atë Ignat Todri u gradua Arkimandrit dhe Joan Koroveshi Kryedhjakon, në një atmosferë mbresëlënëse ku besimtarët shprehën miratimin e tyre me thirrjen “I Denjë”.

Kjo ditë shënoi gjithashtu 11-vjetorin e Shenjtërimit të Katedrales "Ngjallja e Krishtit", një nga tempujt më të rëndësishëm të Kishës Orthodokse në Shqipëri. Me këtë rast, në shërbesë morën pjesë dhe përfaqësues të lartë të kishës si Mitropolitët Nikolla, Andoni, Asti, Nathanaili dhe Episkopi Anastasi, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të veçantë bashkimi e lutjeje. Joani përkujtoi me një shërbesë përshpirtje Kryepiskopin e ndjerë Anastas.

Në përmbyllje, Fortlumturi Joani mbajti një shërbesë përshpirtjeje në nder të Kryepiskopit të ndjerë Anastas, duke sjellë në kujtesë kontributin e tij të çmuar në rindërtimin e Kishës Orthodokse në Shqipëri dhe duke prekur thellë zemrat e të pranishmëve. “E deshëm kur e kishim, e duam edhe tani që nuk është fizikisht. Besojmë se kemi fituar një zë të fuqishëm pranë Perëndisë dhe të na mbrojë nga vendi ku është”, tha mes të tjerash kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit