Të shtëna me armë zjarri në Karolinën e Veriut, 1 i vrarë dhe 12 të plagosur

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 18:23

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Karolinën e Veriut. Si pasojë e ngjarjes një person ka humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur. Më konkretisht mësohet se të shtënat ndodhën në Hickory, një qytet në Qarkun Cataëba, raporton Associated Press.

Një viktimë është në gjendje kritike, ndërsa disa të plagosur ndodhen në spital. Byroja e Hetimeve të Karolinës së Veriut dhe Departamenti i Policisë së Hickory po hetojnë vendin e ngjarjes, teksa deri tani askush nuk është arrestuar për ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit