Si pasojë e zjarreve masive në Kanada, rreth 17,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që po përhapen me shpejtësi në disa zona të vendit.
Në zonat më të izoluara, është dashur ndërhyrja e avionëve ushtarakë dhe helikopterëve për të evakuuar banorët, ndërkohë që zjarrfikësit po përballen me flakë gjithnjë e më të fuqishme. Temperaturat e larta dhe moti i thatë pritet të vazhdojnë edhe për disa ditë, duke përkeqësuar situatën.
Janë 188 vatra zjarri dhe sipas autoriteteve, flakët janë përhapur në të gjithë territorin kanadez dhe ka arritur edhe në disa rajone të Shteteve të Bashkuara. Provincat Saskatcheuan dhe Manitoba kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për të paktën një muaj dhe kanë kërkuar ndihmë nga vende të tjera për të përballuar situatën.
Në Saskatcheuan, aktualisht janë 17 zjarre aktive, nga të cilat tetë janë jashtë kontrollit. Evakuime të detyruara janë urdhëruar gjithashtu edhe në pjesë të mëdha të provincave Alberta dhe Kolumbia Britanike.