Arlind Qori i zë frymën Lëvizjes Bashkë, kandidatët për deputetë shprehin pakënaqësitë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 17:27

Zgjedhjet e 11 Majit mbaruan dhe Kuvendi i ri është gati, teksa pritet të nis punën në shtator, me legjislaturë të re të formuar nga 16 parti politike. Këto zgjedhje plot me surpriza kanë lënë shije të hidhur tek kandidatët për deputetë për parti të caktuara të cilët kandiduan në këto zgjedhje parlamentare. Pakënaqësitë kanë plasur edhe nga Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit. Alban Pira, kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, njëkohësisht edhe sekretar për diasporën ka njoftuar largimin e tij nga partia e Qorit të lidhur me Fondacioni e Soros. Pira përmes statusit të publikuar në Facebook, lë të kuptohet se Lëvizja Bashkë do të thotë “bashkë nën regjinë time”, në këtë të rast të Qorit të Sorosit.

Alban Pira doli nga skena Lëvizjes Bashkë me një reagim të gjatë, duke theksuar mungesën e zhvillimit brenda partisë, hierarki të ngurta dhe një rrjet vendimmarrje ku çdo rrugë të çon te Qori i Soros. Duke theksuar rrugëtimin e partisë, Pira shkruan se me zbehjen e protestave të mëdha studentore të vitit 2018 Organizata Politike ndali praktikisht çdo aktivitet të organizimit studentor, duke e reduktuar angazhimin në mesazhe por pa veprime konkrete në terren.

Ironia është se një lëvizje që bën sikur predikon sovranitet popullor, nuk arrin të lejojë sovranitetin e një individi brenda vetes. Nga reagimi i Alban Pira, Lëvizja Bashkë që deklaron bashkëvendimarrje, në praktikë funksionon sipas metodës: ose jeni dakord me liderin- ose si në rastin e Pirës bëni gati valixhen dhe ikni nga Lëvizja Bashkë. Zhgënjime nga Lëvizja Bashkë nuk ka patur vetëm Pira, por edhe nga dega e Lëvizjes Bashkë në Sarandë. Në postimin e Pira, një koment është lënë dhe nga Lëvizja Bashkë në Sarandë e cila thekson me tone të ashpra dhe ironike se një kandidat për deputet i qarkut Vlorë është larguar nga Lëvizja si pasojë e pakënaqësive.

Me këto zhgënjime brenda Lëvizjes Bashkë të Qorit, 11 maji ishte një zbulesë për këtë parti. Pas gjithë sloganeve “E reja po lind” dhe pas gjithë fjalimeve të ndjera, Lëvizja Bashkë është më shumë një Lëvizje ku anëtarët janë të ndrydhur dhe nuk kanë mundësi për zhvillim. Me këto reagime në rrjet dhe largime nga Lëvizja Bashkë lë të kuptohet se Qori i cili trumbeton zhvillimin e të rinjve në Shqipëri, të rinjtë brenda partisë i lë nën hijen e tij, pa iu ofruar mundësi zhvillimi, duke ia zënë frymën çdo demokracie të brendshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit