Gajus dhe Melodia nisen drejt Italisë për shpëtimin e jetës, shqiptarët bashkuan zemrat dhe arritën mrekullinë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 01.06.2025, 16:52

Disa ditë më parë, historia e dhimbshme e dy binjakëve të sapolindur, Gajus dhe Melodia, preku zemrat e mijëra shqiptarëve. Ata erdhën në jetë më 16 maj, të shumëpritur nga prindërit e tyre që i kishin ëndërruar për pesë vite me radhë. Por komplikacionet gjatë shtatzënisë bënë që fëmijët të lindnin para kohe, me mushkëri të brishta dhe të pamundura për të marrë frymë pa ndihmë.

Të dy u intubuan menjëherë, pa mundur të qajnë, të mbahen në krahë apo të shkojnë në shtëpinë që i priste me çdo detaj të përgatitur me dashuri. Nëna e tyre, e dërrmuar, qëndronte çdo ditë pranë inkubatorëve, duke u lutur për një mrekulli.

Dhe mrekullia ndodhi.

Falë mobilizimit të rrallë të qytetarëve shqiptarë dhe thirrjes publike për ndihmë, shuma e nevojshme për kurimin e binjakëve në Itali u arrit. Sot, Gajus dhe Melodia janë nisur drejt Italisë me një avion të specializuar zviceran, të pajisur me gjithë aparaturat e nevojshme për transportin e fëmijëve në gjendje kritike. Ekipi mjekësor dhe ambulanca me personel të specializuar për foshnjat kanë bërë të mundur një operacion tepër delikat dhe të vështirë.

Pamjet e nisjes së tyre janë shpërndarë edhe nga Elvis Naçi, i cili publikoi momentin emocional të nisjes së binjakëve drejt një shprese të re për jetë.

Kjo histori tregoi edhe një herë fuqinë e solidaritetit. Tregoi se kur bashkohemi, ne shqiptarët mund të bëjmë edhe të pamundurën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit