Në një kohë kur pushteti vendor shpërndan urime për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, realiteti në terren për shumë prindër dhe të vegjël mbetet i trishtë. Një qytetare nga Bilishti ka ndarë me JOQ shqetësimin e saj për gjendjen e degraduar të të vetmit kënd argëtimi në qytet dhe në gjithë zonën e Devollit.
Sipas saj, parku është ndërtuar rreth viteve 2016–2017 dhe që prej asaj kohe nuk është bërë më asnjë investim apo mirëmbajtje. Ajo shpreh zhgënjimin që, ndonëse aktualisht drejtuesi i bashkisë ndodhet në detyrë prej gjashtë vitesh, hapësira publike për fëmijët është lënë në harresë.
Mesazhi i saj i plotë:
“Pershendetje JOQ! Jam nje qytetare e Bilishtit dhe nënë e 2 femijeve. Po shpreh shqetesim tim per degradimin e te VETMIT kend argetimi ne Bilisht dhe Devoll. Dua te theksoj qe ky park eshte ndertuar ne vitet 2016-2017 dhe nga kryebashkiaku aktual, prej 6 vitesh tashme ne detyre nuk eshte kryer më asnje lloj investimi! Ju flm nese raportoni shqetesimin tim, dhe anonim ju lutem! Me lejoni tju theksoj dhe njehere, kendi i VETEM ne Devoll!”
Ndërsa institucionet urojnë publikisht fëmijët, qytetarët presin që përveç fjalëve të ketë edhe vepra konkrete, që u shërbejnë atyre realisht. Sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët dhe hapësirat që u përkasin atyre.