Tiranë/ Dy të rinjtë u shkulnin grave varëset e floririt nga qafa, pronari i dyqanit ua blinte

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 16:23

Janë arrestuar në Tiranë 3 persona të akuzuar për grabitje. Shtetasit në fjalë ishin të përfshirë në grabitjen e grave kalimtare dhe më pas shitjen e bizhuterive tek pronari i një dyqani. Në pranga kanë rënë të rinjtë U. G., 18 vjeç, S. S., 20 vjeç, dhe pronarin e dyqanit R. H., 38 vjeç, nën akuzat e vjedhjes me dhunë dhe të përvetësimit të mallrave të vjedhura.

Djemtë me iniciale U. G. dhe S. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë këputur nga qafa varësen e floririt një gruaje dhe më pas e kanë shitur në dyqanin e 38-vjeçarit. Zbardhja e ngjarjes u bë menjëherë pas denoncimit nga e dëmtuara në Komisariat për grabitjen e dhunshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit