Punëtori në Krujë u aksidentoua në pikën e skrapit, nën hetim administratori

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 15:50

Është marrë nën hetim administratorin e një pike skrapi, pasi në subjektin e tij është aksidentuar gjatë procesit punëtori i tij 49-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve njoftuan sot (1 qershor) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 36-vjeçarin V. Sh., me detyrë administrator i një pike grumbullimi skrapi.

“Dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në datë 31 maj, është dëmtuar gjatë punës punëtori i tij shtetasi R. K., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia vendore.

Pas marrjes në pyetje, administratori u la për hetim në gjendje të lirë, teksa hetimet e mëtejshme do i vijojë Prokuroria e Krujës, për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit