Zjarr i madh në pyllin me pisha të Darëzezës, rrezikohen banesat e bizneset

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 15:19

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Darëzezës, duke shkaktuar një situatë alarmante. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të kushteve të favorshme atmosferike, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Në terren janë angazhuar katër automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll. Aktualisht, zjarri është aktiv në tre vatra, çka e bën ndërhyrjen më të vështirë dhe rrezikun për përhapje edhe më të madh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit