Motori del nga rruga në aksin Vlorë-Fier, ndërron jetë një i ri, një tjetër në gjendje të rëndë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 14:28

Një aksident i rëndë mësohet se është regjistruar në në rrugën nacionale Vlorë-Fier. Nga informacionet paraprake mësohet se ka ndërruar jetë një i ri, ndërsa nj tjetër ka mbetur i plagosur, në gjendje të rëndë për jetën.

Viktima është Luan Llano 19 vjeç ndërsa i plagosuri Tomorr Brati ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35, kur një motomjet tip ‘Piaggio’, me targa AK653, ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë dalë jashtë rruge. Mjeti është përplasur me shtyllën elektrike fillimisht dhe me një shtyllë tjetër druri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit