Një sherr mes dy personave është regjistruar në zonën e Astirit. Përplasja fizike ka agravuar duke përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë. Mësohet se dy burrat janë përfshirë në një konflikt me motive të dobëta. Pas sulmit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij nga Komisariati i Kombinatit.
Policia e Tiranës bëri me dije se ka shpallur në kërkim të dyshuarin 45-vjeçar për krimin e plagosjes së 41-vjeçarit. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale K. G., 45 vjeç, pasi ka goditur me një mjet prerës në këmbë një 41-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.