Boshnjaku humbi jetën, kapet inxhinieri në Tiranë, në kërkim administratori i firmës dhe drejtuesi teknik

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.06.2025, 14:16

Të shtunën e 31 majit u regjistrua një ngjarje tragjike në Tiranë. Konkretisht në rrugën “Brigada VIII” në kryeqytet, një punëtor ndërtimi humbi jetën pasi ra nga një lartësi gjatë punës në një pallat në ndërtim. Shtetasi i huaj me iniciale V. N., rreth 48 vjeç, me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina ndërroi jetë.

Një ditë më pas policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit