Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Durrësit. Një turist ka humbur jetën dhe një tjetër është gjetur në gjendje kritike për jetën. Dy turistët e huaj janë konstatuar nga Policia Kufitare gjatë një patrullimi rastësor në ujërta detare në Durrës gjatë ditës së sotme.
Sipas Policisë Kufitare e cila ka transportuar dy shtetas të huaj, njëri turist i seksit mashkull është gjetur pa shenja jete dhe personi tjetër është marrë nga ambulanca në gjendje shoku. Mësohet se dy personat kanë vuajtur hipoterminë e mundshme në det të hapur. Nuk dihet se për sa orë kanë qëndruar në det të hapur dy personat,
Personat nuk kishin mjete identifikuese, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve nga porti, rezulton se sot teksa patrullonte në det, një skaf i kufirit ka hasur një motor uji me dy persona sipër ende të paidentifikuar.