Haxhi nga Kosova ndërron jetë gjatë pelegrinazhit në Qabe – do të varroset sot në Mekë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.06.2025, 11:26

Një haxhi nga Kosova ka ndërruar jetë në Qabe gjatë pelegrinazhit në vendin më të shenjtë të myslimanëve, ka bërë të ditur hoxha Abdullah Shaqiri.

“Në këto ditë të begata të Dhulhixhes dhe në Qabenë e bekuar në Mekë, ka ndërruar jetë haxhiu nga Vushtrria, Avdi Jusufi. Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet. Familjes Zoti ua shtoftë durimin”, ka shkruar ai në një postim në rrjete sociale.

Sipas njoftimit të familjarëve, haxhiu Avdi Jusufi do të varroset sot, më 1 qershor 2025 (e diel), me namazin e drekës në Qabenë e Bekuar në Mekë.

Pamja do të mbahet për tri ditë në Vushtrri, në Novosellë të Begut, duke filluar nga e hëna, më 2 qershor 2025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit