Vëllanë ia vranë në Belgjikë, Pjetër Kaza u ekzekutua sapo u kthye nga puna

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2025, 09:58

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Tale në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pjetër Kaza, 57 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, në momentin që po kthehej me automjet rreth orës 01:00 pas mesnate. Trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja e tij rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrjeje, pasi viktima është anëtar i një familjeje që ka humbur dy vëllezër të tjerë në rrethana të ngjashme. Njëri prej vëllezërve të tij u vra në Belgjikë, një vit më parë, ndërsa një tjetër para tre vitesh në Shqipëri.

Pjetër Kaza punonte në minierën e Spaçit dhe ishte kthyer në banesë pas turnit të natës. Ekzekutimi dyshohet se është kryer nga persona që e kanë ndjekur dhe vëzhguar lëvizjen e tij, përpara se të hapnin zjarr me armë zjarri në momentin që ai po hynte në oborr.

Ngjarja mendohet të jetë pjesë e një zinxhiri të gjatë hakmarrjesh, që nis që prej vitit 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë vendore, të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Njësia e Shkodrës, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë. Aktualisht po mblidhen prova dhe po merren në pyetje familjarët e viktimës dhe banorë të zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit