Erion Isai fton në duel tek e tek qytetarin që e kritikoi te JOQ

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.06.2025, 20:54

Dy ditë më parë, JOQ Albania publikoi një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve vendore shqiptare, ku kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, u bë objekt memesh në rrjet për shkak të nivelit të tij të dobët të anglishtes dhe përmendjes së çuditshme të Donald Trump-it gjatë diskutimeve për integrimin, klimën dhe ekonominë.

Në seksionin e komenteve në Instagram, një qytetar i zhgënjyer nga performanca e Isait reagoi me një koment të ashpër. Por ajo që ndodhi më pas është krejtësisht e papranueshme dhe e pajustifikueshme: kryebashkiaku i ka shkruar qytetarit në mënyrë private në Instagram, duke e fyer rëndë me një fjalor rrugësh, aspak të denjë për një përfaqësues të një institucioni publik.

Fyerjet e rënda janë të dokumentuara me prova, pasi qytetari ka dërguar pamje të mesazheve në redaksinë tonë.

Përveç fyerjeve, Isai e ka ftuar qytetarin edhe në një përballje “tek e tek”, duke e kthyer debatin virtual në një sfidë personale, që më shumë i ngjan një sherri lagjeje sesa sjelljes së një zyrtari lokal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit