Gjesti për t’u duartrokitur! Qytetari gjen 200 mijë lekë në bankomat, kërkon t’ia kthejë zonjës që i harroi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2025, 22:49

Një qytetar nga Tirana ka bërë një gjest për t’u marrë shembull. Ai i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të gjetur një zonjë që sot rreth orës 17:00 ka tentuar të tërheqë në një bankomat të Tirana Bank, pranë qendrës tregtare TEG.

Sipas rrëfimit të tij, zonja në fjalë ka tentuar të tërheqë para nga bankomati, por pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, është larguar. Vetëm pak çaste më vonë, kur vetë qytetari ka përdorur të njëjtin bankomat, ai është habitur kur aparati ka nxjerrë 200 mijë lekë.

I prekur nga mundësia që këto para t'i përkisnin zonjës së mëparshme, qytetari ka marrë një vendim admirues: t'ia kthejë shumën e humbur. Ai ka shprehur dëshirën për ta kontaktuar zonjën personalisht, duke kërkuar ndihmën e lexuesve të JOQ Albania.

Më poshtë po sjellim mesazhin e plotë të qytetarit:

“Përshëndetje JOQ. Rreth orës 5 sot në TEG, te bankomati i Tirana Bank, ishte një grua duke tërhequr lekë. Ndejti sa ndejti, por nuk i nxorri lekët. Pastaj e kisha unë rradhën. Në momentin që fus kartën, dalin 200 mijë lekë nga bankomati.”

Nëse jeni zonja që ka tentuar të tërheqë para rreth orës 17:00 sot në bankomatin e Tirana Bank pranë TEG-ut, ose nëse e njihni atë, ju lutemi të kontaktoni redaksinë tonë, ose ta njoftoni atë. Ky qytetar i nderuar dëshiron t'ju kthejë paratë tuaja!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit