S’kishte si të mos mungonte! Flamuri kuqezi valëvitet në Allianz Arena në finalen e Champions League

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2025, 22:15

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Allianz Arena në Mynih tregon edhe një herë praninë krenare të shqiptarëve në çdo cep të botës.

Gjatë finales së Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Inter Milan, është filmuar një flamur kuqezi që valvitet në tribunat e stadiumit, duke sjellë emocione dhe krenari për çdo shqiptar.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë është mbyllur me avantazhin 2-0 për PSG, ndërsa prej pak minutash ka nisur edhe pjesa e dytë.

Golat u shënuan nga Achraf Hakimi në minutën e 12-të dhe Désiré Doué në minutën e 20-të. Hakimi, ish-lojtar i Interit, shënoi pas një aksioni të bukur të nisur nga Vitinha dhe asistuar nga Doué.

Vetëm tetë minuta më vonë, Doué dyfishoi rezultatin me një goditje që u devijua nga Federico Dimarco, duke e lënë portierin Yann Sommer të pafuqishëm.

PSG dominoi pjesën e parë, ndërsa Interi duket se po përballet me vështirësi në këtë finale të rëndësishme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit