Drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi, është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera.
Pavarësisht këtij vendimi, Keçi nuk ka shfaqur asnjë shqetësim publik. Vetëm tre ditë pas shpalljes së dënimit, ajo postoi në Instagram foto nga një koncert në Athinë, ku shihet duke kaluar mirë në shoqërinë e disa personave.
Keçi u dënua para pak ditësh për shkelje të barazisë në tendera me 1 vit burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar iu konvetura në 8 muaj burg. Gjithashtu dënimi në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik si edhe i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.