Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të shtunë në rrugën “Brigada VIII” në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi gjatë punës në një pallat në ndërtim.
Viktima është shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç, me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.
Sipas informacionit paraprak nga autoritetet, rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të mbledhur provat dhe dëshmitë e nevojshme.
Tiranë/Informacion paraprak:
“Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”