Treni i natës do të lidhë Italinë me Francën për udhëtime romantike

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.05.2025, 18:45

Gjatë verës 2025, një tren i ri nate me emrin Espresso Riviera do të lidhë Romën me Marsejën, duke ofruar një mënyrë të rehatshme dhe piktoreske për të udhëtuar përgjatë Rivierës italiane dhe franceze.

Ky shërbim do të jetë aktiv nga data 4 korrik deri më 30 gusht, çdo fundjavë: nisja nga Roma bëhet të premteve në mbrëmje, ndërsa mbërritja në Marsejë është të shtunën në mëngjes. Udhëtimi i kthimit zhvillohet po të shtunën në mbrëmje.

Gjatë rrugës, treni ndalet në disa prej destinacioneve më të bukura bregdetare të Mesdheut, si Savona, Sanremo, Monako, Nice dhe Kanë. Udhëtarët do të kenë mundësinë të shijojnë peizazhet e Rivierës ndërsa konsumojnë një darkë dhe mëngjes të shërbyer në bord, duke përjetuar një udhëtim që përzien komoditetin me romantikën e udhëtimit me tren.

Ky shërbim është pjesë e iniciativës së re të kompanisë FS Treni Turistici Italiani, e cila synon të tërheqë turistë vendas dhe ndërkombëtarë përmes përvojave autentike dhe të ngadalta të udhëtimit, duke rikthyer bukurinë e udhëtimeve klasike me tren gjatë verës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit