Komuna e Çairit njofton se ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë deri në mesnatë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.05.2025, 18:19

Komuna e Çairit ka njoftuar se për shkak të punimeve shtesë të paplanifikuara në rrjetin kryesor të ujësjellësit, ndërprerja e furnizimit me ujë në disa lagje të komunës do të vazhdojë deri në mesnatë (00:00).

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike ndodhen ende në terren dhe po punojnë për përfundimin sa më të shpejtë të ndërhyrjes.

Pa furnizim me ujë aktualisht janë lagjet: Fushë Topane, Çairi i Vjetër, Çairi i Ri, bulevardi Bosnja dhe Hercegovina, lagjja Seravë si dhe rruga Cvetan Dimov.

Autoritetet komunale falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kësaj ndërprerjeje të papritur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit