Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy viktima

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 31.05.2025, 17:37

Në qytetin Korschenbroich, pranë lumit Rhein në Gjermani, një avion i vogël është rrëzuar mbi tarracën e një shtëpie banimi, duke shkaktuar një zjarr të madh dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Sipas një zëdhënësi të policisë në Neuss, njëra prej viktimave është pilotja 71-vjeçare e avionit, e cila ishte nga Dyseldorfi dhe udhëtonte e vetme. Identiteti i personit të dytë që humbi jetën është ende duke u verifikuar. Shkaku i rrëzimit nuk është bërë ende i ditur.

Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje ka shpërthyer zjarr. Rreth 50 zjarrfikës janë angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve, të cilat janë vënë shpejt nën kontroll.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë bishtin e avionit që del nga oborri i shtëpisë, ndërsa zjarrfikësit me maska kundër tymit punojnë për shuarjen e zjarrit. Fasada e shtëpisë është dëmtuar rëndë dhe mbuluar nga gjurmët e tymit të zi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit