Betonieret e Gjikurisë nuk pushojnë as në fundjavë, derdhin beton rrugëve të Dhërmiut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2025, 17:46

Në kulmin e përgatitjeve për sezonin turistik, Dhërmiu, një nga perlat e rivierës shqiptare, duket se po shndërrohet në një kantier ndotjeje, ku prioritet nuk janë pushuesit, por makineritë dhe betonieret që nuk ndalojnë punën as në fundjavë.

Pamjet e fundit të ardhura në redaksinë tonë, tregojnë se si një betoniere e kompanisë "Gjikuria" shfaqet duke lëshuar beton në rrugë teksa ngjitet në një nga segmentet malorë të fshatit.

Çfarë duhet të ishte një rrugë e pastër që të çon në det, është kthyer në një rrjedhë “gri” betoni, duke ndotur ambientin, dëmtuar infrastrukturën dhe vënë në rrezik jetën e drejtuesve të automjeteve.

Zhurmat e makinerive, trafiku i rënduar, pluhuri dhe betonieret që qarkullojnë pa standarde janë bërë pjesë e përditshmërisë në një vend që dikur frymonte qetësi dhe pastërti. Pushuesit nuk zgjedhin Dhërmiun për të parë beton që rrjedh në rrugë, por për të përjetuar natyrën, detin dhe qetësinë. Nëse kjo vijon, turizmi do të largohet dhe bashkë me të edhe ekonomia që ai sjell.

Mesazhi i qytetarit: “Shiko cfarë bejn makinat e Gjikuris ne Dhermi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit