Zbardhet atentati në Durrës! Arbëri i dhunoi të atin, Kidi mori hak dje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2025, 13:25

Është zbardhur nga policia atentati i mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor “Katër rrugët e Fllakës-Kandund Sukth”, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 36-vjeçari Arbër Goreja.

Autori i ngjarjes është Erkid Kazazi 30-vjeç me banim në Kavajë, i cili është shpallur në kërkim nga Policia. Ai ishte duke udhëtuar me një automjet “Ford Focus”, ku ka parakaluar Arbër Gorejan që po udhëtonte me një makinë “Lancia” në të cilën ndodheshin dhe dy fëmijët e tij 14 dhe 15-vjeç.

Në momentin e parakalimit, Erkidi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të 36-vjeçarit i cili ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht fëmijët nuk kanë marrë lëndime, ndërsa babai i tyre ka përfunduar në spital.

Hetimet kanë zbuluar se disa ditë më parë, Arbër Goreja që u plagos mbrëmë, ishte përfshirë në një konflikt me babain e autorit të shpallur në kërkim, Eqerem Kazazi. Arbëri e goditi me grushte Eqeremin duke i shkaktuar lëndime, prandaj djali i tij dje kishte dalë për të marrë hak.

Ngjarja u zbulua kur babai i Erkidit, Eqeremi, pas ngjarjes komunikoi me disa miq të tij me mesazhe, duke u thënë se plagosjen e bëri i biri. Mes personave që ai komunikoi ishin dhe bashkëpunëtorë të policisë, të cilët ndihmuan në zbardhjen e krimit.

Erkid Kazazi, i njohur ndryshe si Kidi, ka qenë më parë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë. Ai është një emër i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2016 mbeti i plagosur me armë zjarri për shkak të një konflikti banal në Kavajë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit