Elton Arbana mbyt banorët e Hardhishtës me tymin e plehrave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2025, 12:39

E gjithë zona përreth fshatit Hardhishtë në Shijak është zgjuar sot e mbuluar nga tymi i dendur i mbeturinave të djegura, të cilave u është vënë flaka që mbrëmjen e kaluar.

Pamjet e siguruara nga JOQ Albania tregojnë se një pjesë e fshatit është zhytur në një re të errët tymi, duke e bërë thuajse të pamundur shikueshmërinë në horizont. Banorët shprehen se situata është bërë e padurueshme, pasi djegia e mbeturinave përhap një erë të rëndë dhe të dëmshme.

Procesi i djegies vazhdon ende, ndërkohë që forcat zjarrfikëse përballen me vështirësi të mëdha për të vënë situatën nën kontroll.

Menaxhimi i mbetjeve urbane mbetet një ndër problemet më të mëdha në Shijak. Shpeshherë nga ana jonë janë raportuar raste ku kazanët e mbeturinave, si në qytet ashtu edhe në fshatra, qëndrojnë të tejmbushur për muaj të tërë pa u pastruar.

Një investigim i publikuar disa javë më parë zbuloi se Bashkia e Shijakut, e drejtuar nga Elton Arbana, kishte krijuar një landfill të paligjshëm pranë lumit në fshatin Hardhishtë, duke shkaktuar një dëmtim serioz të mjedisit. Pavarësisht këtij zbulimi, institucionet përgjegjëse nuk morën asnjë masë. Tashmë duket se “zgjidhja” për problemin e mbetjeve është gjetur në mënyrën më të gabuar: duke i djegur ato.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit