Një qytetar ka denoncuar për JOQ gjendjen alarmante të Spitalit "Isa Zllami" në Tropojë.
Sipas tij, ambienti është jashtë çdo standardi higjiene dhe sigurie: suvaja e tavanit ka rënë në tokë, muret janë të mbuluara nga lagështira, ndërsa pajisjet sanitare janë të thyera dhe të papërdorshme.
“Kjo është gjendja e tualetit në një spital ku trajtohen pacientë të sëmurë dhe ku pritet që të zbatohet minimalisht higjiena. Është e papranueshme që një institucion shëndetësor të funksionojë në këtë mënyrë”, shkruan qytetari.
Ai bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet vendore dhe Ministria e Shëndetësisë për të garantuar kushte minimale për qytetarët që kërkojnë ndihmë mjekësore.