Manushi i AKU kërcënon ata që i nxjerrin zullumet: Do ju çojmë për procedim penal!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.05.2025, 19:50

Në një deklaratë që ka nxitur reagime të forta publike, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) paralajmëron ndjekje penale për ata që bëjnë deklarata që ky institucion i konsideron “të pasakta” apo “të papërgjegjshme” në lidhje me sigurinë ushqimore.

Ironik është fakti se Shqipëri ku dhjetëra skandale ushqimore janë mbyllur pa asnjë përgjegjës para drejtësisë, AKU dënjon të flasë për “procedim penal” ndaj qytetarëve që kërkojnë transparencë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 17 fëmijët frekuentues të Kopshtit Nr. 1 në Gramsh rezultuan pozitivë me Salmonella Enteritidis, bakter i lidhur ngushtë me produktet e pulës dhe veçanërisht vezët.

Të gjithë fëmijët kanë konsumuar ushqim nga i njëjti institucion, ndërsa AKU ka hedhur poshtë deklaratën e ISHP dhe ka kërcënuar mediat investigative.

Në të njëjtën kohë, AKU publikon një raport në të cilin thuhet se mostrat nga prodhuesi dhe furnizuesi i vezëve kanë rezultuar negative, por vetëm mostrat nga ambientet e kopshtit kanë dalë pozitive me Salmonelë.

Ironikisht, ndërsa fëmijët janë të infektuar dhe analizat tregojnë praninë e bakterit, institucioni që duhet të flasë me fakte zgjedh të kërcënojë institucionet publike që kanë konfirmuar rastin dhe mediat që kanë zbuluar prej vitesh skandalet e fshehjes së helmimit që i ka bërë popullit ky institucion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit