Anglishtja me theks ersekar e Erion Isait mahnit liderët e BE

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.05.2025, 19:21

Në një takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve lokale shqiptare, kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, arriti të bëjë atë që asnjë lider shqiptar nuk ka mundur më parë: T'i lërë pa fjalë zyrtarët evropianë… falë anglishtes së tij unike me theks 100% “ersekar”.

Teksa fliste për integrimin, klimën, balancën ekonomike dhe GDP-në, pa harruar të përmendë edhe Donald Trump-in për ndonjë arsye të paqartë, Isai u përpoq të lëshonte mesazhe të forta politike. Por në vend që të komentoheshin nga analistët, fjalët e tij përfunduan si “meme” në Instagram dhe TikTok.

Në rrjet, qytetarët ironizuan: “Në vend të operacioneve plastike që ka bërë, ndoshta do ishte më mirë ndonjë kurs anglishteje.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit