Digjet ‘benzi’ në dalje të autostradës Thumanë-Kashar, shoferi nxjerr valixhet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.05.2025, 17:30

Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në dale të autostradës Thumanë-Kashar.

Në pamjet që JOQ Albania ka siguruar, duket momenti kur pronari i makinës nxjerr nga bagazhi disa valixhe dhe i hedh në krah të rrugës, i dëshpëruar në pritje të zjarrfikëses.

Brenda pak minutash makina është përfshirë thuajse plotësisht nga flakët, duke lëshuar tym të zi në zonë. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes disa minuta me vonesë, pavarësisht se një repart zjarrfikës ndodhet aty pranë.

Të paqarta mbeten shkaqet e zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit