Sherr në festën Arkent Ballës, mbështetësit rrahin policin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.05.2025, 16:31

Arkent Balla, kandidati për deputet i PS-së në Durrës rezultoi të ishte një ndër personat që siguroi më shumë vota preferenciale në rang kombëtar në zgjedhjet e 11 majit, afërsisht 21 000 të tilla.

Opozita ka hedhur vazhdimisht akuza se deputeti është përfaqësues i bandave kriminale në kuvend, duke thënë se ai i siguroi votat farë mbështetjes së kriminelëve.

Por vetë deputeti i mohoi këto akuza duke thënë: “Unë bëj fushatë çdo ditë në zonën time elektorale. S’ka asnjë akuzë, janë të gjitha shpifje. Falë punës u bë gjithë ky rezultat dhe votë e dhënë nga qytetarët”.

Për të festuar fitoren që habiti shumë njerëz, Arkenti kishte organizuar së fundmi një festë në qytetin e Durrësit, ku kishte ftuar mbështetës dhe njerëz të afërm. Gjatë festës ka ndodhur një konflikt i madh, për shkak se aty janë paraqitur disa efektivë policie.

Por kjo gjë ka shqetësuar mbështetësit e deputetit, të cilët kanë dalë dhe kanë filluar të dhunojnë policët, duke bërë të paktën njërin prej tyre për spital. Sipas informacioneve që redaksia jonë ka mësuar, agresorët janë shtetasi S. M., me një funksion publik në Durrës, së bashku me vëllezërit e tij.

Polici që është lënduar pasi ka marrë ndihmë në spital, është larguar për në banesë. Rasti është referuar në prokurori, nën akuzat për ushtrim dhune dhe goditje për shkak të detyrë.

Mesazhi i denoncuesit:

Goditje per shkak te detyres ndaj nje punonjesi te policise se shtetit pas mbremjes festive te kandidatit per deputet Arkend Balla. Protagonist i kesaj ngjarjeje ka qene ish administratori i njesise 6 ne Durres S. M., sebashku me vellezerit e tij.

Punonjesi i policise eshte shtruar ne spital dhe ngjarja eshte mbajtur e fshehte nga ana e Bluve te Durresit, sipas informacioneve njeri nga vellezerit e Ish administratorit eshte lene prapa hekurave dhe materialet jane referuar ne prokurori me akuze e ushtrimit te dhunes dhe goditje per shkak te detyre.

Enigme mbetet pasi ngjarja nuk eshte bere publike. Me sakte jane goditur disa punojnë. Perplasja ka ndodhur prane shtepiave te zoterinjeve ne fjale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit