Një qytetare nga Tirana ka denoncuar publikisht një rast abuzimi të rëndë me cilësinë e karburantit, që jo vetëm i ka shkaktuar dëme financiare, por ka vënë në rrezik edhe sigurinë rrugore.
Ngjarja ka ndodhur te pika e karburantit "EIDA", pranë zonës së ish-Ekspozitës, ku qytetarja tregon se pasi furnizoi makinën me naftë, automjeti nuk u ndez më.
Ajo thotë se pas kontrollit tek mekaniku, u zbulua se nafta ishte e përzier me ujë, duke shkaktuar dëmtim të pompës së naftës dhe probleme të tjera teknike.
Qytetarja e shqetësuar shprehet se ky nuk është rasti i vetëm, pasi mekaniku i ka konfirmuar se edhe klientë të tjerë janë përballur me të njëjtin problem pas furnizimit në këtë karburant dhe jo vetëm.
Ajo kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të denoncojnë raste të tilla abuzimi.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ, Po ju drejtohem për të denoncuar një problem serioz që kam hasur me një karburant në Tiranë afer ekspozitës i quajtur ELDA i cili po dëmton jo vetëm makinën time, por edhe xhepin dhe sigurinë e shumë qytetarëve.
Pak ditë më parë furnizova makinën me naftë në këtë karburant dhe menjëherë pas kësaj, automjeti im filloi të kishte probleme serioze në motor. Pas kontrollit te mekaniku, u konstatua se nafta ishte jashtëzakonisht e cilësisë së dobët pra e përzier me ujë. Mekaniku më tregoi se kjo është një situatë që po ndodh shpesh dhe se shumë qytetarë po dëmtohen në të njëjtën mënyr
Kam kontaktuar menaxherin e pikës së karburantit, por ai ka refuzuar të marrë çdo lloj përgjegjësie. Kjo më detyron t’i drejtohem ju për ndihmë dhe ndërhyrje, sepse qytetarët nuk mund të vazhdojnë të paguajnë për karburant që nuk është as i sigurt dhe as i përshtatshëm për përdorim.
Ju lutem më udhëzoni për hapat e mëtejshëm që mund të ndjek, dhe nëse është e mundur, dëshiroj që ky rast të bëhet publik për të parandaluar dëme të tjera ndaj konsumatorëve. Faleminderit
Nafta qe nxorri mekaniku per tpar pse sndizte makina . Asnjelloj zgjidhje sme japin ! E kemi naften shum te mire ne ,ska shanse tha. Nderkoh mka prish pomp nafte