Binjaket Gajus dhe Melodi kërkojnë ndihmë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 30.05.2025, 14:10

Në 16 maj erdhën në jetë Gajus dhe Melodia binjakët që mbushën me lumturi zemrat e prindërve që i prisnin prej 5 vitesh. Por një komplikacion gjatë shtatzënisë shembi gjithë ëndrrat dhe bëri që bebushat të lindin para kohe.

Mushkëritë e tyre ishin shumë të brishta dhe menjëherë u intubuan. Nëna e tyre nuk mundi t’i dëgjonte të qarën, as t’i mbante në krahë, as t’i merrte në shtëpinë ku kishte përgatitur me dashuri çdo detaj për ta.

Gajus dhe Melodia po luftojnë fort për jetën, por çdo moment që kalon është një rrezik më shumë për ta. Nëna e tyre qan e dërrmuar nëpër korridoret dhe stolat e spitalit me zemrën e copëtuar, pa shpresë. Shkon pranë inkubatorëve dhe përpiqet t’u kapë gishtat e vegjël apo t’u flasë me zë të dridhur, ndërsa i sheh të treten dita-ditës.

Shpresa e vetme që motra dhe vëllai të jetojnë është kurimi në Itali.
Nëna lutet për një mrekulli. Një mrekulli që mund të ndodhë vetëm nëse bashkohemi të gjithë.

Le ta japim dorën. Le të shpëtojmë jetën e Gajusit dhe Melodisë. Sepse bashkë mund të bëjmë të pamundurën.

LINKU I GOFONDME

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit