Gajus dhe Melodia kanë nevojë për ndihmë, të sapo lindur po luftojnë për jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2025, 13:48

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Gajus dhe Melodia, të cilët erdhën në jetë më 16 maj, pas 5 vitesh pritjeje dhe shprese nga prindërit e tyre, kanë nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi për shkak të një komplikacioni gjatë shtatëzanisë, ata kanë lindur para kohe dhe me mushkëri shumë të brishta.

Të vegjëlit janë intubuar menjëherë dhe po luftojnë për jetën në spital, ndërsa nëna e tyre nuk ka pasur mundësinë t’i marrë në krahë apo t’i dëgjojë të qajnë.

Gjendja e tyre mbetet shumë serioze dhe rreziqet për shëndetin e tyre shtohen me kalimin e ditëve.

Shpresa e vetme e familjes është trajtimi special në Itali, ndaj familja bën apel për solidaritet dhe ndihmë për të siguruar shërimin e binjakëve.

Kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë në GoFoundMe

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Apeli i plotë:

Në 16 maj erdhi në jetë Gajus dhe Melodia, binjakët që mbushën plot lumturi zemrat e prindërve që po I prisnin prej 5 vitesh. Por një komplikacion gjatë shtatëzanisë, shembi gjithë ëndrrat e bëri që bebushat të lindin para kohe. Mushkëritë e tyre ishin shumë të brishta dhe menjëherë u intubuan. Nëna e tyre nuk mundi ti dëgjonte të qarën asnjëherë, nuk mundi ti mbante asnjëherë në krahë, apo ti merrte në shtëpi në dhomën e përgatitur plot dashuri për ta. Gajus dhe Melodia po luftojnë fort për jetën, por ccdo moment që kalon, për ta është rrezik gjithnjë e më I madh. Nëna e tyre qan e qan papushim korridoreve e stolave të spitalit, e pashpresë dhe me zemrën e copëtuar. Shkon pranë inkubatorëve dhe përpiqet ti kapë pakëz gishtat apo ti flasë binjakëve të saj që po treten ccdo ditë e më shumë. Shpresa e vetme që motër e vëlla të jetojnë, është kurimi në Itali. Nëna lutet për një mrekulli, një mrekulli që mund ta bëjë vetëm bashkimi I të gjithë shqiptarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit