Shtetasi serb arrestohet në Vërmicë pasi tentoi t’i japë ryshfet policit kosovar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2025, 12:47

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës.

Ai ishte me kamion me targa të Serbisë dhe gjatë dhënies së dokumentacionit i ka ofruar edhe një kartëmonedhë si ryshfet.

Policia tha se ai është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje.

“PKK-Vërmicë / 29.05.2025-14:25. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamionin me targa të Serbisë, gjatë kontrollit në hyrje bashkë me dokumentacion ka ofruar edhe një kartëmonedhë si ryshfet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa kartëmonedha është konfiskuar së dëshmi materiale”, tha policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit