Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me mënyrën e vendosjes së gjobave në sistemin e-Albania, duke ngritur dyshime për abuzime.
Në një denoncim në redaksinë tonë, ajo shprehet se, pas një kontrolli rutinë në platformën e-Albania, ka zbuluar se i janë vendosur dy gjoba rrugore në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë, por me shuma të ndryshme.
Qytetarja kërkon shpjegim nga autoritetet për këtë situatë, duke e konsideruar të papranueshme që për një shkelje të vetme të paguhen dy gjoba të ndryshme.
“U futa të kontrolloj gjobat në e-Albania dhe më rezultuan dy gjoba të ndryshme në të njëjtën kohë dhe vend. Si është e mundur kjo? Është normale të paguaj dy herë për të njëjtën gjë?”, shkruan ajo.
Qytetarja kërkon që gjobat të rishikohen dhe të zbardhen rrethanat e këtij regjistrimi të dyfishtë, ndërsa apelon për më shumë monitorim dhe saktësi në sistemin online të gjobave.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje une jam nje qytetare qe dua te bej nje denoncim sepse para disa ditesh futet te shoh te e albania per gjobat e mia dhe shikoj qe me ishin vendosur 2 gjoba ne te njejten kohe ne te njejtin vend dhe shumat e ndyshme.Eshte normale kjo gje?