Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional "Pushimi i Shoferit – Divjakë".
Një mjet tip Benz, me targa AB 270 PC, i drejtuar nga një i ri 18-vjeçar me inicialet K.XH, ka përplasur një këmbësor të moshuar. Si pasojë e përplasjes, viktima – Ruhi Kurteshi, 92 vjeç – ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ka ndaluar menjëherë drejtuesin e automjetit dhe po vijon me veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.