Ndërron jetë gjyqtari kosovar, ishte edhe trajner fitnesi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2025, 09:10

Pas një sëmundje të rendë ka vdekur në moshë të re gjyqtari i notit, Ervin Halimi.

Pas kësaj ka reaguar Federata e Notit të Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të parakohshme të Ervin Halimit, më 29 maj 2025. Ai ishte një sportist i përkushtuar dhe gjyqtar noti me vlera të larta njerëzore e profesionale”, shkruan në njoftimin e kësaj Federate.

Në njoftim thuhet se kontributi i Ervinit në sportin kosovar, sidomos në zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë në fushën e notit, do të mbetet i paharruar, raporton IndeksOnline.

“Me përkushtimin, profesionalizmin dhe karakterin e tij, Ervini la gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ngushëllime të sinqerta familjes Halimi, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe, Ervin”, thuhet në njoftimin e ederatës së Notit të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit