Vizat e bardha në Shijak të çojnë mbi një mur, qytetarët të konfuzuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2025, 08:38

Një “punim absurd” është denoncuar nga qytetarët e Shijakut, ku vizat e bardha për kalimin e këmbësorëve nuk kanë asnjë lidhje logjike me infrastrukturën përreth.

Sipas denoncimit, nga njëra anë e rrugës, vijat përfundojnë direkt në një mur rreth 50 cm të lartë, që rrethon një lulishte, duke e bërë të pamundur përdorimin e vendkalimit nga këmbësorët.

Nga ana tjetër e rrugës ndodhet një segment i dedikuar për qarkullimin e automjeteve.

Qytetarët ngrejnë shqetësimin se ky vendkalim jo vetëm që nuk u shërben qytetarëve, por rrezikon edhe sigurinë e tyre, pasi krijon konfuzion dhe i ekspozon ndaj rrezikut nga mjetet në lëvizje.

Ata kërkojnë nga autoritetet vendore të marrin masa të menjëhershme për korrigjimin e këtij “vendkalimi” absurd, që është një shembull i qartë i punimeve pa vizion dhe pa kontroll.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh joq kto jan vizat e bardha per te kaluar kembesoret qe jane bere ne shijak, si mund te kaloj nje kembesor duke hypur ne trrotuarin e lulishtes. Aty ku jan vizat e bardh muri eshte 1 meter i lart. Ndersa aty ku esht zotria afer fugonit policis eshte rrug makinash

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit