Mjetet e shqiptarëve mes miliarderëve të Monacos

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.05.2025, 20:19

Monako, një nga vendet më luksoze të botës, ku rrugët janë të mbushura me Ferrari, Lamborghini, Rolls-Royce dhe makina të tjera super të shtrenjta, këtë sezon ka pasur edhe një prani të targave shqiptare.

Mes manjatëve që lëvizin nëpër Monte Carlo, janë parë edhe makina me targa shqiptare, të cilat nuk kanë mbetur në hije nga luksi përreth. Videot dhe fotot që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se disa shqiptarë kanë udhëtuar drejt Principatës me automjete luksoze, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe kalimtarëve njëjtë si makinat e miliarderëve vendas apo turistëve të huaj.

Makina të markave si Mercedes G-Class, BMW M8, Audi RS dhe Porsche me targa nga Shqipëria janë kapur nga kamerat teksa qarkullojnë nëpër rrugët e famshme të Monakos.

Për shumëkënd, kjo prani nuk është më surprizë. Vitet e fundit, shqiptarët po shfaqen gjithnjë e më shumë në vendet më të shtrenjta të Europës, jo vetëm si turistë, por edhe si pjesë e elitës që mund të përballojë një jetë luksoze.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe një gjë është e qartë: rrugët e Monakos këtë verë kanë marrë ngjyrë kuq e zi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit