Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur një ditë më parë mes dy banorëve të fshatit Serishtë të Vlorë, ku për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në spital me fraktura të shumta në trup, ndërsa tjetri është lënë i lirë nga policia pavarësisht dhunës që ka ushtruar.
Sipas informacioneve ekskluzive për JOQ Albania, Agron Gjondedaj ka dhunuar me mjete të forta bashkëfshatarin e tij Vangjel Sinanaj, duke i shkaktuar plagë serioze në kokë, krah dhe shpinë. Sherri ka ndodhur për shkak të një konflikti për tokën.
Familjarët e Vangjel Sinanajt thonë se pasi kanë njoftuar policinë, është bërë shoqërimi i dhunuesit i cili është mbajtur në komisariat rreth 3 orë, duke u marrë në pyetje për rastin. Pas kësaj, ai është lënë i lirë, pasi dhunimi nuk është konsideruar i rëndë.
Nga ana tjetër, i lënduari ndodhet ende në spital me plagë të shumta të dhimbje të mëdha.
Sipas familjarëve, inspektori i krimeve Edvin Abazaj pasi është korruptuar me para, ka lënë të lirë Agron Gjondedajn duke e mbajtur vetëm 3 orë në komisariat. Të zhgënjyer nga mënyra se si u trajtua rasti, familjarët ngrenë pikëpyetje nëse duhet të veprojnë vetë kur gjenden përballë institucioneve të korruptuara?
Ky konflikt kthen edhe një herë vëmendjen te mënyra se si zbatohet ligji dhe masat që merren për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Një hetim më i gjerë i rastit duket si diçka e domosdoshme për të shmangur pasojat e padëshiruara.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje Joq! Doja te beja nje denoncim publik, pasi cdo fush tjeter e drejtesis po qendron ne heshtje. Mengjesin e dites se djeshme, nje i afermi im si dhe banues ne nje lagje pas një sherri për tokën, shtetasi Vangjel Sinanaj është goditur disa herë me mjete të forta nga bashkëfshatari i tij Agron Gjondeda.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë (28.05) në fshatin Sherishtë. Ne familjaret kemi njoftuar policinë, është bërë shoqërimi i agresorit, ndërsa policia e ka mbajtur vetëm 2 3 orë sa i ka marrë deklaratën.
Sipas policise kur e kemi pyetur agresorin e ka liruar prokuroria me shpjegimin që nuk ka shkaktuar shumë dëm. Absurde! Dhunuesi nuk është mbajtur më shumë se 3 orë në komisariat, ndërsa personi i dhunuar vazhdon të qëndrojë në spital.
Tani a duhet të veprojmë vetë? Shikojmë babain në këtë gjendje dhe ai tjetri vjen vërdall në lagje? A duhet të veprojmë vetë meqënse policia gënjehet me dy lekë?
Dhe Edvin Abazaj inspektori i krimeve qe e la te lir. Ai është ende në spital. Policia nuk ka marr asnjë dëshmi te qytetareve prezent ne ngjarje. Ju lutem publikojeni.”