Dy të rinj janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa kryejnë një vjedhje të beftë në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më 23 maj, rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur autorët kanë arritur të çmontojnë me shpejtësi motorin e një kondicioneri të vendosur në ambient të jashtëm.
Në mënyrë të koordinuar dhe brenda pak minutash, ata e shkëputën pajisjen dhe u larguan me të në krah, duke u zhdukur në errësirë.
Pronari i pajisjes, përmes një denoncimi drejtuar redaksisë, bën thirrje për ndihmë në identifikimin e autorëve, ndërsa apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm pasi raste të tilla po shtohen ndjeshëm.
“Si jeni. Doja te paraqisja nji problem. Nese mundeni ta hidhni. Te premten ne daten 23 maj ne oren 3 e gjys te nates ne 5 maj. Me kan vjedhur motorrin e kondicionerit keta 2 cuna. Ju lutem hidheni se mund te dali ndonje qe i njef. Duket qe e kan shkeputue,” shkruan ai.