“Syri spiun” që do u vërë gjoba shoferëve, nis vendosja e kamerave në autostrada

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.05.2025, 14:29

Autostradat kryesore të vendit do të mbikëqyren përmes kamerave inteligjente, të cilat nuk do të shërbejnë vetëm për monitorim, por edhe për penalizimin automatik të shkelësve të rregullave rrugore.

“Kur ndodh një shkelje rrugore, kamerat inteligjente regjistrojnë automatikisht të dhënat dhe fotot përkatëse. Më pas, këto informacione analizohen nga operatorët dhe i transmetohen Policisë së Shtetit. Kjo e fundit verifikon rastin dhe liron gjobën përkatëse, e cila i shkon drejtëpërdrejt drejtuesit të mjetit në sistemin elektronik të gjobave,” është shprehur Marin Bezhani, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT).

Rreth 200 kilometra të rrugëve kombëtare janë aktualisht pjesë e fazës testuese të këtij projekti, ndërkohë që janë përzgjedhur pika për të vendosur pajisjet e para.

“Monitorimi po kryhet në fazë testimi në disa pika të zgjedhura strategjike, përfshirë: Golemin pranë stacionit të trenit, mbikalimin e Spillesë 1 dhe Spillesë 2, zonën e njohur si ‘Zham Sektor’, si dhe në Bishtin e Zhurit dhe Rrogozhinë. Përveç këtyre, testime po zhvillohen edhe në disa akse të tjera rrugore kryesore në vend,” ka deklaruar Bezhani në një intervistë.

Qëllimi final i projektit është të përfshijë një rrjet monitorimi prej 3,650 kilometrash, që përfshin të gjitha rrugët nën administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke e lidhur këtë nismë me projektin më të gjerë të “smart city”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit