“Air Albania” po luan me nervat dhe xhepat e njerëzve, anulojnë fluturimet pa asnjë shpjegim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.05.2025, 14:24

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ një rast të përsëritur të neglizhencës dhe mungesës së përgjegjësisë nga kompania ajrore Air Albania, duke treguar përvojën e saj me anulimin e vazhdueshëm të një fluturimi nga Bolonja drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Sipas qytetares, prindërit kishin prenotuar bileta vajtje-ardhje në linjën Bologna – Tiranë, me nisje më 30 maj dhe kthim më 3 qershor. Por fluturimi i datës 30 maj u anulua pa asnjë njoftim paraprak. Më pas, kompania anulloi edhe fluturimin e kthimit më 3 qershor. Pas rirezervimit në një datë tjetër, fluturimi u anulua për herë të tretë, duke krijuar konfuzion dhe stres të madh te pasagjerët që kishin marrë edhe leje nga puna.

“Asnjë zgjidhje, asnjë ndihmë, vetëm përgjigje standarte: ‘po kuptoj’. Ndërkohë kemi humbur para, kohë dhe jemi detyruar të marrim pushime të tjera nga puna,” – shkruan qytetarja.

Ajo thotë se tani kjo kompani i ka ofruar fluturim në një aeroport tjetër, por pa asnjë garanci se nëse do të anulohet apo realizohet sipas planit. Sipas saj, Air Albania “po luan me nervat dhe xhepat e njerëzve”, ndërsa askush nuk merr seriozisht ankesat e pasagjerëve.

Qytetarja i bën thirrje shqiptarëve që të jenë të kujdesshëm me blerjen e biletave nga kjo kompani, ndërsa apelon për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për të ndalur praktikat abuzive.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje, po ju shkruaj sepse kam kaluar një situatë skandaloze me Air Albania dhe ju lutem ta denonconi publikisht këtë turp! Kam blerë bileta për prindërit e mi (dy të moshuar që udhëtojnë me një qen të vogël) me nisje më 30 maj dhe kthim më 3 qershor. Fluturimi i nisjes u anulua pa paralajmërim. Riprovuam: na anuluan kthimin. Riprovuam sërish: na anuluan sërish nisjen. Pra, tre herë anulim, asnjë zgjidhje, asnjë ndihmë, asnjë përgjigje! Prindërit kanë humbur kohë, para dhe janë detyruar të marrin pushime të tjera nga puna. Jam e lodhur, e zhgënjyer dhe nuk di ku të drejtohem për të kërkuar të drejtat tona. Kjo kompani po luan me nervat dhe xhepat e njerëzve.

Ju lutem, tregojani gjithë ndjekësve që të mos blejnë më bileta nga kjo kompani. Dhe nëse dini ku mund të drejtohem për të bërë një ankesë zyrtare, ju lutem më ndihmoni! Bologna tiranë

Ja te gjitha bilwtat e fshira dhe ato te riprenotuara Tani me Thone perseri qe data 4 eshte fshire Punonjesit e air albania me kan thene vetem. Po kuptoj,po kuptoj po kuptoj dhe kaq

Kisha nje bilete vajtjw ardhje,bologna tirane data 30 maj dhe kthimi 3 qershor dy persona dhe nje qen,me anulluan daten 3 qershor dhe me sugjeruan daten 4 te cilen e prenotova,pastaj sot ne mengjes me moren per te anulluar fluturim e neserm dhe me sugjeruan sot ne darke,pas 30 min me erdhi e mail qe data 4 eshte annulluar dhe me sugjerojne data te tjera nga aeroporte te tjera jo me ne bologna

I pyeta kush me garanton fluturimin per sonte dhe nderrimin e dates 4?me thane PER MOMENTIN eshte i konfirmuar,per momentin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit