Orban: Heroi ynë Mickoski i fitoi zgjedhjet edhe pse e gjithë Brukseli mbështeti kundërshtarin e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2025, 13:23

Kryeministri hungarez Victor Orban, në hapjen e Konferencës së veprimit politik Konservator (CPAC) në Budapest, vlerësoi kryeministrin Hristijan Mickoski dhe lidershipin e tij në mbrojtjen e kufirit evropian nga imigrantët e paligjshëm.

“Heroi ynë maqedonas, Hristijan Mickoski, fitoi zgjedhjet edhe pse i gjithë Brukseli mbështeti kundërshtarin e tij.

Ai është rojtari i një fortese që mbron kufirin jugor të Evropës nga imigrimi. Rroftë Maqedonia”, deklaroi kryeministri Orban në hapjen e një konference të madhe të konservatorëve evropianë dhe amerikanë në kryeqytetin hungarez.

Para fjalimit të Orban, u transmetua një mesazh ekskluziv video nga Presidenti Donald Trump.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit