Aksident me vdekje në Fier, humb jetën i moshuari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.05.2025, 12:15

Një aksident tragjik është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “Zogu i Zi”, ku automjeti i drejtuar nga 23-vjeçari E.D. ka përplasur për vdekje shtetasin V.F., 82 vjeç.

I moshuari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit